Lajme.
 

                    Seedorf: Duhet të mendojmë pozitivisht

Mesfushori holandez, Clarence Seedorf, ka folur për një paraqitje të mirë të Milanit, pavarësisht një tjetër humbjeje në këtë fazë parasezonale.

Milani ka vazhduar me formën e dobët edhe në ndeshjen e djeshme duke humbur 1-0 nga Manchester City. Megjithatë duhet të kihet parasysh se kuqezinjtë kanë shumë mungesa në këtë fazë përgatitore: Pippo Inzaghi, Alessandro Nesta, Kaka, Pato, Ronaldinho dhe Marco Borriello.

 


“Më pëlqeu që Dida është shumë më i mirë sesa sezonin e kaluar, ai ka dëshmuar se është fizikisht i gatshëm”, ka thënë holandezi.

 


Pavarësisht nga kjo humbje, Seedorf ka dhënë një shpirt pozitiv për skuadrën duke theksuar se “duhet të mendojmë pozitivisht, pasi që kur të kompletohet skuadra gjërat do të jenë ndryshe”.            

 

 

 

               Ancelotti shpreson të shmang një tjetër poshtërim 


Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, shpreson që skuadra e tij do të mund ta përmirësojë humbjen 5-0 nga Chelsea në ndeshjen e sotme miqësore kundër Manchester Cityt.“Kemi punuar mirë dhe jemi munduar t’i eliminojmë problemet të cilat i patëm në Moskë. Shpresojmë që testi me Manchester Cityn të ketë një rezultat pozitiv. Humbja në Moskë duhet të na shërbejë si motivim për të shmangur poshtërime të tilla dhe për të luajtur më mirë në mbrojtje”.

 


“Në portë do të luajë Nelson Dida pas një periudhë të gjatë mosaktivizimi. Ai po punon mirë në stërvitje dhe shpresojmë të dëshmohet në këtë ndeshje”.

 


“Paloschi do të luajë në sulm, ndërsa Viudez ndoshta do ta zëvendësojë. Ai është mjaft i talentuar, i shpejtë dhe i mprehtë. Cardacio ka më tepër eksperiencë, ai është një mesfushor i cili mund të luajë në tre pozita. Të dy lojtarët e rinj do të luajnë mirë te Milani nëse u japim kohë’, ka përfunduar trajneri

 

         FLAMINI ENDERRON TE HYJE NE HISTORIN E MILANIT   

 

Matjë Flamini nuk është një futbollist që kënaqet me pak.Kur ishte fëmijë ëndërronte të shikonte Hënën,meqenëse është i pasionuar pas hapësirës, ndërsa tani që është te Milani ëndërron të fitojë kampionatin. I intervistuar nga “Gazzeta dello Sport”, mesfushori francez tregon të gjitha prapaskenat që e çuan te skuadra e “Djallit”.

Çfarë mesfushori është Flamini?

Jam një mesfushor fizikisht i fortë, por në të njëjtën kohë teknik. Motoja ime është të luaj sa më shpejt me topin dhe të ndërpres manovrën e kundërshtarit.

Pse zgjodhët Milanin, kur ju kërkonin Real Madrid, Barcelona dhe Juventusi?

Ka qenë një vendim i lehtë. Arsenali nuk më dha mundësinë të qëndroja në Londër. Milani më ka kontaktuar duke më dhënë menjëherë mundësin të ndihesha i rëndësishëm. Klubet e tjera nuk i kam marrë kurrë në konsideratë.

Ç’do të thotë për ju të jesh një lojtar i Milanit?

Këtu jam në klubin që ka fituar më shumë në botë. Për mua ky është një nder i madh.Dhe si objektiv të vetëm kam të futem sa më shpejt në historinë e këtij klubi.

 

Fanela e re
 

 

                                      

..:Milan:..
 
Ronaldinho @ Ac Milan!!
 
Kaka and Ac Milan
 
 
Today, there have been 1 visitors (2 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free