|
|
 |
Arena
Arena momentale e klubit është arena më 82,955 ulëse San Siro, zyrtarisht e njohur si Stadio Giuseppe Meazza e emërtuat pas ish-futbollistit i cili i ka prezantuar të dy kulbet AC Milan dhe Internazionale. Emri San Siro është marrë sipas rrethit ku është ndërtuar. Arena ndahet me Interin, klubi tjetë i madh në Milano. Arena është shumë e njohur për atmosferën fantastike qe krijohet gjatë ndeshjeve për shkak të ulseve që janë shumë afër fushës. Tifozët shpesh herë përdorin fishekzjarre, gjë e cila shpesh herë çon në telashe.
Më 19 Dhjetor 2005 nën-president dhe drejtori ekzekutiv i Milanit Adriano Galliani njoftoi se klubi po punon seriozisht për tu larguar prej San Siros. Ai tha se arena e re e Milanit do të bazohej ne arenën e Veltins-Arena dhe do të jetë në standardet e stadiumëve në SHBA, Gjermani dhe Sapnjë. Do të jetë një stadium vetëm për qëllime futbollistike (pa shirita atletike). Arena e re do të emërtohet sipas sponsorit. Mbetet vetëm të shihet nëse plani do të vazhdojë ose kjo është vetëm një lojë që t'i detyrojnë pronarët e San Siros (Comune di Milano) t'ia shesë stadiumin Milanit për një shumë të konsiderueshme që të vazhdojnë me rinovimet ekstensive. Thashethemet gjithashtu janë kthyer edhe ka Inter dhe synimin e tyre për të ndërtuar një stadium të ri e cila mund të ketë ndikim në këtë vendim.
|
|
 |
|
|
|
|